Albumi i parë i Arilenës, këngëtarja del topless në kopertinë

 
Këngëtarja Arilena Ara brenda pak ditësh do të publikojë albumin e parë në karrierën e saj muzikore.
Për albumin e parë të titulluar “Pop Art”, Arilena ka thënë se ka shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.
“Pop Art, albumi. Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi! Në ‘Pop Art’ kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, ka shkruar Arilena Ara në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)


Kujtojmë se “A i sheh” është projekti i fundit muzikor që Arilena ka publikuar. Kënga është bashkëpunim me Alban Skenderaj. Deri tani kjo këngë ka arritur mbi 10 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button