Kaloni te përmbajtja kryesore

​Aleanca zgjedh Kryesinë e re dhe funksionalizon organet e partisë

Sot, Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës, zgjodhi Kryesinë e re dhe u bë themelimi dhe funksionalizimi i organeve të partisë: Këshilli i Kryetarëve të Degëve, Këshilli i Nderit, Kolegjiumi i Ekspertëve të Aleancës, Kolegjiumi i Anëtarëve të Kuvendeve Komunale si dhe Kolegjiumi i Drejtorëve të Aleancës.

Deputeti i zgjedhur Burim Ramadani ka shkruar se Kryesia e re përfaqëson një kombinim të përvojës dhe energjisë së re, me qëllim që të udhëheqë me përgjegjësi proceset politike dhe organizative të Aleancës.

Përbërja e re e kryesisë përbën 40 anëtarë përfshirë kryetarin e Ardian Gjini dhe sekretarin e përgjitshshëm Avni Arifi, përcjell KosovaPress.

Në bazë të listës së kryesisë, Burim Ramadani është zgjedhur nënkryetar i Aleancës.

Përveç Ramadanit, edhe Agim Çeku, Time Kadrijaj, Besnik Tahiri dhe Smajl Latifi janë zgjedhur nënkryetar të Aleancës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button