Alex Rodriguez reagon për martesën e ish të fejuarës

Alex Rodriguez i ka uruar më të mirën ish-të fejuarës së tij, Jennifer Lopez.
Rodriguez foli në HBO Max’s Who’s Talking to Chris Wallace? ku dukej i shqetësuar për jetën e tij personale, duke përfshirë edhe ish të fejuarën Jennifer Lopez.
Rodriguez dhe Lopez i dhanë fund fejesës së tyre në prill 2021 pas katër vitesh së bashku.
Në pak kohë, JLo dhe Ben Affleck u rikthyen bashkë dhe tani janë të martuar.
“Sinqerisht, a ju shqetëson fakti që brenda disa ditësh pasi u ndatë, ajo u rikthye të takohej me Ben Affleck-un dhe që ajo përfundoi duke u martuar me të, jo me ju?” – pyeti Wallace.
“Së pari, do të thoja se jam i lumtur që nuk do të jem kurrë kandidat presidencial, sepse do të më goditnit me çekan. Me Jennifer, shiko, ishte një përvojë e mirë. Dhe i uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm – u uroj atyre më të mirat”, u shpreh ai.
Rodriguez ka qenë i martuar një herë më parë dhe finalizoi divorcin e tij nga Cynthia Scurtis, me të cilën ka dy fëmijë./21Media

Back to top button