Alexis Tolefree pas 4 ditës i bashkohet Kosovës

 
Basketbollistja amerikane, Alexis Tolefree e natyralizuar në kosovare nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të bashkohet me Përfaqësuesen A të Kosovës më 24 qershor.
Tolefree do t’i ndihmoj Kosovës në paraqitjen e parë zyrtare në gara të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 korrik 2021.
Tolefree në edicionin e fundit ka luajtur për KBF Prishtina, të cilën skuadër e ka ndihmuar ta fitojë Kupën e Kosovës, kur edhe i ka takuar epiteti i finales së MVP të Kupës. Ajo në vazhdim të edicionit ka përjetuar një lëndim jo të lehtë, i cili edhe e ka penguar të dëshmojë tërë potencialin e saj.
Tolefree te Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks” dhe luan në pozitën e fundores.

Back to top button