Algjeria është gati të furnizojë BE-në me gaz
Firma shtetërore e naftës dhe gazit e Algjerisë është gati të furnizojë BE-në me gaz shtesë nga teprica e saj, ka thënë shefi i kompanisë.
Kjo është në rast të rënies së furnizimit me gaz për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
CEO i Sonatrach, Toufik Hakkar ka thënë se kapaciteti në tubacionin Transmed që lidh Algjerinë me Italinë mund të përdoret për të rritur furnizimin.
Gazi algjerian përbën rreth 11% të importeve të gazit në Evropë, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
SHBA kishte kontaktuar Algjerinë dhe vendet e tjera për alternativa të furnizimit me gaz në rast se pushtimi rus do të çonte në furnizime të ulëta në Evropë./21Media