Aliu i LVV -së premton 60 milionë euro investime për Shtimen

Kandidati i LVV-së për kryetar të Shtimes, njëherësh kryetar aktual, Qemajl Aliu, në debatin zgjedhor në RTV21, shpalosi programin qeverisës me të cilin garon në zgjedhjet komunale të 12 tetorit.
Ai tha se ka një projekt 60 mijësh që për realizimin e tij planifikojnë të investojnë 60 milionë euro.

“Në arsim pretendojmë ta përfundojmë infrastrukturën shkollore, ndërtimin e shkollës së Bojnovcit, është prioriteti im që do të fillojë në vitin e ardhshëm; ushqim të shëndetshëm për të gjithë fëmijët në çerdhe, pako për maturantët”, tha ai duke u zotuar se do t’i realizojë këto projekte.

Ndërsa në infrastrukturë tha se do të investojnë në ndërtimin e sheshit dhe pedonales së qytetit me parking nëntokësor.
“Ai është vetëm i buxhetuar, tash po rrënohet objekti përpara dhe do të fillojë shumë shpejt ndërtimi, vitalizimi i të gjitha rrugëve dhe rregullimi i shtratit të lumit”, tha ai.

Në shëndetësi tha se do ta përfundojnë entin special dhe QKMF-në në dy vitet e para, ndërtimin e qëndrimit ditor për të moshuarit në qendër të Shtimes, ‘baby box’ dhe barna për pensionistët.

“Transportin publik do ta implementojmë bashkë me stacionin e autobusëve, ndërtimin e parkut të qytetit dhe shtrirjen e ndriçimit publik në 100% të territorit”, tha ai.

Premtoi mbjelljen e 20 mijë drunjve./21Media

Back to top button