Kaloni te përmbajtja kryesore

Aliu: Ka dakrordim të dyanshëm për trasenë e hekurudhës Prishtinë – Durrës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu njofton se tashmë përfundimisht ka një dakordim të dyanshëm, Kosovë-Shqipëri për trasenë se kah do të kalojë hekurudha që lidhë Prishtinën me Durrësin.

Ministri Aliu ka publikuar pamje në Facebook se nga do të traseja e këtij projekti.

“Tashmë përfundimisht, kemi një dakordim të dyanshëm për trasenë se kah do të kaloj hekurudha që lidhë Kosovën me Shqipërinë. Hekurudha Prishtinë-Durrës, një projekt tejet i rëndësishëm, që po avancon çdo ditë e më shumë, e që pas procesit të nisur të studimit të fizibilitetit, do të fillojnë edhe punimet intensive për realizimin e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore për kombin”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button