Aliu: Nuk do të anulohen më fluturimet për shkak të mjegullës dhe motit të keq

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka vizituar Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror pranë aeroportit në Sllatinë.

Aliu ka thënë se ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori.

Sipas tij nuk do të ketë më anulime të fluturimeve për shkak të motit të keq apo mjegullës.

“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori”,ka shkruar Aliu në Facebook.

Back to top button