Aliu: Nuk ka falje të borxheve për kompanitë e ambalazhimit të ujit

Ministri i Mjedisit, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Haliu deklaroi se nuk ka asnjë vendim për falje të borxhit për kompanitë që ambalazhojnë ujin.

Kështu u shpreh ai në seancën e sotme plenare ku po diskutohet për të gjeturat e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Nuk ka asnjë vendim për falje të asnjë borxhi. Për kompanitë që nuk kanë raportuar dhe supozohet që kanë borxhe, në cilëndo prej qeverive më herët ka pasur kalkulime të një borxhi të supozuar në bazë të udhëzimit administrativ që thotë me marrë sasinë maksimale të ujit që shpenzohet. Kjo është në shpërputhje me vetë këtë udhëzim administrativ”, tha ai.

Back to top button