Aliu: Po i investojmë 2 milionë euro për ri-dizajnimin e qendrës së Kamenicës

Ministria e Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është duke i investuar 2 milionë euro për ridizajnimin e qendrës së qytetit të Kamenicës, rrugën që lidhë Berivojcën me Koretinin dhe Topanicën, dhe rrugën “Isuf Morina” në Topanicë.

Kështu ka njoftuar ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu i cili ka publikuar disa fotografi nga ky projekt, ku shihet se është i shoqëruar nga zëvendësministrit i Mjedisit, Hysen Durmishi.

“Gjithnjë drejt katalizimit të ndryshimeve pozitive, nën udhëheqjen e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, një valë transformuese e projekteve të ndërtimit rrugor po bëhen në të gjithë vendin.Jemi të angazhuar maksimalisht për zhvillim, për ndërlidhje të qyteteve e integrim të rrugëve të reja, për të përmirësuar e lehtësuar fluksin e njerëzve dhe mallrave, drejt një të ardhme ku çdo qytetar përfiton nga dividendet e zhvillimit të infrastrukturës.”, ka shkruar Aliu në Facebook./21Media

Back to top button