“Aliu” së shpejti baba, zbulon emrin e foshnjës

Aktori turk Taner Ölmez i cili në Kosovë u bë i njohur fal rolit të “Aliut” në serialin “Doktori i Mrekullive” së shpejti do bëhet baba.
Taneri dhe bashkëshortja e tij Ece Çeşmioğlu janë në pritje të një vajze. Dyshja e njohur kanë zbuluar edhe emrin me të cilin do e pagëzojnë vogëlushen.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ata njoftuan se vogëlushen do ta quajnë “Zeynep’.

Taneri dhe Eçe janë martuar muajin qershor. Dyshja për këtë ditë patën organizuar një festë madhështore e cila ka bërë bujë të madhe në mediat roze të Turqisë./21Media

Back to top button