Aliu tregon se kur do të rregullohet rruga e shembur në Mazgit

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë sot në seancën e Kuvendit se çështja e rregullimit të rrugës në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në fshatin Mazgit është në procedurë të prokurimit.
Aliu ka deklaruar se janë detyruar që të bëjnë një analizë gjero-mekanike të shtresave tokësore të kësaj rruge, për shkak se e njëjta është shembur.
Ai tutje konfirmoi se procedura aktualisht është në fazën e ankimimit dhe se ministria do të respektojë të gjitha procedurat./21Media

Back to top button