Allegri: Ndeshja ndaj Genoas vendos titullin

Juve me tetë pike epërsi

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se ndeshja ndaj Genoas do të jetë vendimtare në luftën për titull.

Juve është me tetë pike epërsi në tabelë ndaj rivalit më të afërt, Romës, me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura, teksa Bianconerët s’kanë pranuar gol që katër ndeshje në të gjitha garat.

“Tri pikët ndaj Genoas do të na jepte një shtytje të madhe në maje të tabelës, që na lejon të gabojmë edhe në dy ndeshje. Nga e premtja, ne do të luajmë çdo tri ditë, kështu që këto pikë janë fundamentale. Scudetto do të vendoset. Ne kemi bërë një udhëtim të mirë si klub dhe ekip. Gjëja më e rëndësishme është që të përballemi me ndeshjet me modesti dhe të mos harrojmë se ende nuk kemi fituar asgjë. Le të kufizojmë euforinë. Entuziazmi na ndihmon të stërvisim më shumë, por me eufori mund të dështoni”, tha Allegri, duke shtuar se të gjithë po presin që Juventusi të bie, por të dielën është vendimtare për luftën për titull dhe neve na duhet një performancë e fortë./21Media

Back to top button