“Allegri nuk mund të bëjë mrekulli, mos e fajësoni”
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk mund të fajësohet për fillimin e dobët të ekipit në sezonin 2021/22 dhe dështimin për të mbajtur Cristiano Ronaldon në ekip, sipas Alessandro Del Pieros.
Pasi humbi Ronaldon që shkoi drejt Manchester United në ditët e fundit të merkatos së verës, Juvee nisi keq Serinë A, ku humbi 2-1 ndaj Napolit në fundjavë.
Alessandro Del Piero doli në mbrojtje të Allegrit dhe tha për “Gazzetta dello Sport” se trajneri nuk mund të fajësohet për këto dy “dështime” të “Zonjës së Vjetër”.
“Unë nuk mendoj se ne duhet të flasim për papërgatitje, por të pajtohemi me realitetin. Me sa duket CR7 nuk donte të qëndronte. Më pëlqen Allegri, mendoj se ai ka ide të qarta, ai nuk mund të bëjë mrekulli. Puna që duhet bërë është e madhe, në dhomat e zhveshjes dhe në fushë”, tha Del Piero.
Juventusi ka vetëm një pikë pas tri ndeshjeve të para në Serie-A.