​Alpinisti nepalez bëhet i pari që bënë 50 ngjitje mbi 8 mijë metra

Alpinisti nepalez Nirmal Purja është bërë personi i parë që ka përfunduar 50 ngjitje në male mbi 8.000 metra pasi ai u ngjit në majën Nanga Parbat në Pakistanin verior, tha një shoqatë alpinizmi të dielën.

Nga 50 ngjitjet e tij, 22 u arritën pa oksigjen shtesë, një rekord i ri botëror, tha në një deklaratë Klubi Alpin i Pakistanit, shoqata zyrtare e alpinizmit të vendit.

I njohur gjithashtu si “mali vrasës”, Nanga Parbat 8.126 metra ndodhet në rajonin piktoresk Gilgit-Baltistan dhe konsiderohet ndër majat më të rrezikshme në botë për shkak të terrenit të rrezikshëm, raporton KosovaPress.

“Kjo ishte ngjitja më e rrezikshme e jetës sime, duke luftuar me erëra të forta, akull blu dhe rënie shkëmbinjsh”, tha Purja, i njohur edhe si Nimsdai, pas ngjitjes.

Purja ia kushtoi ngjitjen 200 viteve miqësi midis Nepalit dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke mbajtur një flamur në nder të shërbimit të tij në Gurkhas dhe Forcat Speciale të Mbretërisë së Bashkuar.

Përtej ngjitjes, Purja themeloi Fondacionin Nimsdai, duke mbështetur arsimin, projektet mjedisore dhe komunitetet malore.

Back to top button