Alpinistja humbi jetën, ekipet nuk arritën ta shpëtojnë

Moti i lig ka pamundësuar që ta shpëtonin

Gigi Wu, një alpiniste tajvaneze, e njohur për postimet e saj në bikini nga hiking, ka vdekur pasi ka rënë në një përroskë të thellë, gjatë një udhëtimi të vetëm. Ajo ka kontaktuar shërbimet emergjente, por siç bëjnë të ditur mediat lokale, moti i lig ka vonuar operacionet e zbulimit. Sipas mediave të Tajvanit, moti i lig ka pamundësuar që helikopteri ta shpëtonte atë tri herë.

Trupi i saj u gjet të hënën. Mendohet që 36-vjeçarja ka vdekur nga hipotermia.

Ajo u bë një figurë e famshme në rrjete sociale dhe ndjekësit e saj mesazhe e kanë nderuar personalitetin e saj si një alpiniste inspiruese./21Media

 

Back to top button