Alternativa për TV21 konfirmon takimin Zaev-Gashi

Nga Alternativa për TV21 e kanë konfirmuar takimin e nesërm të kryetarit të këtij subjekti politik, Afrim Gashi me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Nga kjo parti nuk japin detaje se me çfarë kërkesash do të ulet në bisedime Gashi me kryeministrin.
“Po, e vërtetë është se do të ketë takim, por takime të këtilla ka pasur edhe në të kaluarën, do të ketë edhe në të ardhmen. Ndërsa, për atë se çfarë do te flitet në takimin e nesërm, do të ju njoftojmë pas përfundimit te takimit”, ka thënë zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.
Ndryshe, ky takim vjen në kuadër të përpjekjeve për zgjerim të shumicës parlamentare. Alternativa ka 4 deputetë në Kuvend, të cilët nëse i bashkohen shumicës, shumica arrin në 64 deputetë, nëse këtu llogaritet edhe deputeti Kastriot Rexhepi, i cili javën që lamë pas, nuk votoi për rrëzimin e Qeverisë./TV21

Back to top button