Alternativa publikon listën e kandidatëve për deputetë

Mimoza Kusari-Lila tha se  Alternativa ofron një qasje krejt të re në skenën politike

Kryetarja e subjektit Alternativa, Mimoza Kusari do t’i prijë listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 11 qershor në Kosovë.

Pas saj është ish-deputeti i pavarur Ilir Deda. Ky i fundit tha se zgjedhjet janë të rëndësishme pasi çdo qytetarë duhet të sheh përgjegjësinë e vet për atë se kush do ta qojë Kosovën përpara.

“ Misioni ynë është dhe do të jetë edhe në të ardhmen, përmbyllja e suksesshme e shtetësisë së Kosovës, sundimi i ligjit dhe lufta e pa kompromis ndaj korrupsionit, si dhe zhvillim i përshpejtuar ekonomik“, tha ai.

Kurse, Mimoza Kusari-Lila tha se  Alternativa ofron një qasje krejt të re në skenën politike dhe marrëveshjen me LDK-në është bërë në bazë të parimeve dhe jo të pozitave individuale.

“Programi ynë parashihet që të jetë pjesë e programit qeverisës, programit fitues në zgjedhjet e 11 qershorit, andaj ne i thërrasim të gjithë që masovikisht të votojnë më 11 qershor, që një programi për zhvillim, një programi për përmbyllje të shtetësisë por edhe një programi të integritetit të Republikës së Kosovës, dhe natyrisht përcjellje të shpresës për të gjitha gjeneratat e reja, të mesme dhe të vjetra, të cilat në një formë ndihen sot të deprimuar me gjendjen në të cilën është shteti i Kosovës. Alternativa në këto zgjedhje garon në një koalicion më të gjerë me LDK-AKR dhe i shohim që pjesët tona programore të jenë përshpejtues të proceseve zhvillimore në Kosovë”, tha ai.

Kandidatët tjetër të Alternativës janë Kastriot Jahaj, Albert Lila, Nehat Emrullahu, Reshat Nurboja, Hasan Preteni, Flutra Bektashi, Arbërore Riza, Edi Puka.

Back to top button