Altin Gjokaj transferohet te Prishtina

Prishtina e ka bërë zyrtare transferimin e portierit të ri, Altin Gjokaj. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga FC Prishtina në Facebook.

Gjokaj kalon te Prishtina nga skuadra e KF Drenicës, ndërsa nënshkruan kontratë tre vjeçare me klubin kryeqytetas.

“I falënderoj drejtuesit e klubit të Prishtinës që më dhanë mundësinë të vesh fanellën e klubit më të madh në vend. Jam i hapur për konkurrencë. Kam ardhur t’i tregoj vlerat e mia dhe të tregoj tërë potencialin tim”, citohet të ketë thënë Gjokaj./21Media

Back to top button