Altin Krasniqi kandidon sërish për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Altin Krasniqi, do të garojë sërish për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se rikandidimi i tij është vazhdimësi e një rrugëtimi të nisur herët, të bazuar në traditën familjare të shërbimit dhe sakrificës për vendi

“Prandaj, sot rikandidoj për t’ju përfaqësuar me ndershmëri, integritet dhe punë të palodhur. Kam bindjen e thellë se Kosova mund dhe duhet të ecë përpara. Dhe me mbështetjen, unitetin dhe besimin tuaj, mund të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë, më stabile dhe më të sigurt për gjeneratat që vijnë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë, se kjo është hera e dytë që ai kandidon për Kuvendin e Kosovës, pasi kishte garuar edhe në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt./21Media

Back to top button