Ambasada Amerikane i quan konstruktive takimet e zyrtarit të DASH-it me akterët politik

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka dalë me njoftim ku ka dhënë detaje të  vizitës së zyrtarit të DASH-it Brendan Hanrahan në Kosovë.

Në njoftim  bëhet e ditur se  vizita e Hanrahan ka përfshirë takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës e bizneset.

“Ishte kënaqësi të pres zyrtarin e lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Kosovë fundjavën e kaluar. Vizita e tij përfshiu takime konstruktive me zyrtarë qeveritarë, udhëheqës të opozitës dhe komunitetin e biznesit, si dhe vizita në Camp Film City dhe Camp Nothing Hill, për të çuar përpara përpjekjet amerikane drejt stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik. Ai gjithashtu gjeti kohë për të bërë një turne në vendin e bukur dhe historik të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Manastirin e Graçanicës. Shijoni disa foto nga vizita”, thuhet në njoftimin e ambasadës./21Media

Back to top button