Ambasada amerikane mbështet thirrjen për largim të UNMIK-ut nga Kosova

Ambasada amerikane në Prishtinë ka ripërsëritur thirrjet për mbylljen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, duke ricituar atë që tha përfaqësuesi i SHBA-së Jeffrey DeLaurentis dje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“Ngjarjet e fundit përsëri demonstruan se UNMIK-u e ka përmbushur qëllimin e tij siç është përcaktuar në mandatin fillestar. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet dhe të shkojmë drejt mbylljes së tij”, thuhet në mbishkrimin e ambasadës në Twitter.


Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këshilloi largimin e UNMIK-ut, duke sqaruar në OKB se organizata mban anën e Serbisë dhe është në kundërshtim me vendimet që marrin institucionet kosovare./21Media

Back to top button