Ambasada amerikane në Serbi kërkon drejtësi për vëllezërit Bytyqi

 
Në përvjetorin e 22-të të zhdukjes së vëllezërve Bytyqi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi ka kërkuar drejtësi Yllin, Agronin dhe Mehmetin.
Ambasada ka thënë se rasti i tre vëllezërve Bytyqi, ilustron nevojën urgjente që Serbia të hetojë rastet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të fokusohet në fuqizim të sundimit të ligjit.
“Vëllezërit Bytyqi janë ekzekutuar, janë qëlluar në kokë me duar të lidhura mbrapa shpinës, dhe edhe pas dy dekadave nuk ka hetim të plotë. Ne nuk mundemi dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Sjellja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi dhe familjet e tyre, si dhe mbajtja përgjegjës e atyre që kanë kryer dhe fshehur vrasjet e tyre, vazhdon të jetë prioritet për marrëdhëniet tona bilaterale me Serbinë”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Serbi./21Media
 

Back to top button