Ambasada: Asnjë shtetas i Kosovës nuk gjendet në mesin e viktimave dhe të lënduarve në Stamboll

Asnjë shtetas i Kosovës nuk gjendet në mesin e viktimave dhe të lënduar nga shpërthimi që ndodhi në orët e pasditës së sotme në Stamboll, njofon Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara në bazë të informatave të siguruara nga autoritetet relevante të Republikës së Turiqisë
Ndërkohë, ambasada u bën thirrje shtetasve të Kosovës në Stamboll që të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.
“Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll.+90 (531) 105 63 91”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Ankara.
Shpërthimi i sotëm në sheshin Taksim në Stamboll la të vdekur 6 persona e u lënduan 81 të tjerë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan pasi konfirmoi numrin e viktimave dhe të lënduarve tha se autorët do të ndëshkohen.
“Mund të jetë gabim nëse themi se ky është terrorizëm, por zhvillimet e para, informacioni i parë që na dha guvernatori, këtu bie një erë terrori. Deri tani, zbulimet e para janë se një grua po luan një rol në këtë punë”, tha ai./2Media

Back to top button