Ambasada britanike: Vendimet e Kushtetueses të respektohen dhe zbatohen

Ambasada e Britanisë në Kosovë ka dalë me një reagim duke bërë thirrje që të respektohen vendimet që merren nga Gjykata Kushtetuese.

‘‘Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka procedura të përcaktuara mirë për shqyrtimet dhe vendimet e saj. Aftësia e Gjykatës për të funksionuar në mënyrë të pavarur është jetike për demokracinë e Kosovës. Kjo duhet të respektohet dhe promovohet nga të gjitha palët, dhe vendimet e Gjykatës të respektohen dhe zbatohen’’, është thënë në reagimin e ambasadës britanike.

Më 8 gusht Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme e cila është në fuqi që nga 27 korriku deri nesër, më 8 gusht. Gjatë kësaj kohe deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit./21Media

Back to top button