Ambasada e Amerikës uron Majoren Luljeta Mehmeti-Quiqley për diplomimin në Akademinë e FBI-së

Majorja e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti-Quiqley, javën e kaluar ka diplomuar në sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia.

Lidhur me këtë, ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë duke e uruar Mehmeti–Quigley, për diplomimin e saj.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Ambasada ka bërë të ditur se Majorja Mehmeti–Quigley është bërë oficerja e dhjetë nga Kosova që përfundon këtë program prestigjioz, i cili konsiderohet ndër trajnimet më elitare për zyrtarët e zbatimit të ligjit në nivel global.

Nga Ambasada është theksuar se ky sukses është mbështetur përmes programeve DOJ-ICITAP dhe FBI LEGATT Sofia, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në mesazhin e saj, Ambasada e SHBA-së ka ritheksuar përkushtimin për ndërtimin e institucioneve të sigurisë më të sigurta dhe më të forta në Kosovë./21Media

Back to top button