Ambasada e Gjermanisë: Bllokada në Kuvend po pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë situate politike aktuale, përfshirë edhe ngërçi institucional, po e pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative, që thotë se janë thelbësore për përparim të mëtejshëm.
Deklarata e ambasadës vjen pas fushatës së nisur sot për ndërgjegjësimin kundër të shtënave festive.
“Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në adresimin e çështjes së Armëve të Vogla dhe të Lehta. Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe punën e palodhur në këtë drejtim. Megjithatë, situata aktuale politike, përfshirë bllokadën parlamentare, po pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative që janë thelbësore për përparim të mëtejshëm”, thuhet në deklaratë.