Ambasada e Italisë kujton heroin Afrim Bunjaku: Përgjegjësit do të mbajnë plotësisht përgjegjësi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë të ndodhur një vit më parë në veri të vendit.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se “Të kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i vrarë në mënyre frikacake në sulmin në Banjskë një vit më parë”.

“Të kujtojmë dhe nderojmë kujtimin e policit të Kosovës Afrim Bunjaku, i vrarë në mënyre frikacake në sulmin në Banjskë një vit më parë. Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë plotësisht përgjegjësi”, ka shkruar Ambasada e Italisë në platformën X.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur terrorist i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Nga ky sulm terrorist, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

 

Back to top button