Ambasada e Japonisë në Kosovë: Ngushëllimet që pranuam janë dëshmi e miqësisë midis dy vendeve
Ambasada e Japonisë në Kosovë ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe. Në shkrimin e ambasadës thuhet se ngushëllimet që ata kanë pranuar sot, janë dëshmi e marrëshënieve të forta midis
Ambasada e Japonisë në Kosovë ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe.
Në shkrimin e ambasadës thuhet se ngushëllimet që ata kanë pranuar sot, janë dëshmi e marrëshënieve të forta midis dy vendeve.
“Ngushëllimet që kemi marrë sot janë dëshmi e marrëdhënieve tona të forta miqësore midis Japonisë dhe Kosovës, për të cilat Abe dha një kontribut të madh”, shkroi ambasada.
Kujtojmë, sot(8 korrik) vdiq ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, pasi u qëllua me armë zjarri në një fjalim publik.
Autori i veprës që tronditi botën u kap menjëherë, madje ai pranoi vrasjen e ka thënë se motiv i aktit të rëndë ishte se i njëjti kishte urrejtje ndaj një grupi të caktuar, me të cilin ai mendonte se Abe ishte i lidhur./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






