Ambasada e Kosovës në Emiratet Arabe del me thirrje për kosovarët që janë larguar nga atje me vetëiniciativë

Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që ndodhen ose kanë qenë në Emiratet e Bashkuara Arabe të njoftojnë institucionin diplomatik nëse janë larguar nga ky shtet me iniciativë personale.

Sipas njoftimit të ambasadës, kërkesa u drejtohet veçanërisht qytetarëve të Kosovës – vizitorë të përkohshëm apo rezidentë – të cilët më herët janë paraqitur në ambasadë për mundësinë e evakuimit emergjent, por ndërkohë janë larguar nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ambasada kërkon që këta qytetarë ta informojnë sa më shpejt që është e mundur se aktualisht ndodhen jashtë këtij shteti, në mënyrë që të bëhet përditësimi dhe saktësimi i listës së personave të regjistruar për evakuim.

Back to top button