Ambasada e Kosovës në Gjermani vë në dispozicion numrin emergjentë për qytetarët kosovarë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar pas sulmit që ndodhi sonte në Magdeburg të Gjermanisë, ku një qytetar hyri me makinë në tregun e Krishtlindjeve.

Ajeti u shpreh se lutjet e tij janë me viktimat e kësaj tragjedie.

“Pamjet tronditëse nga #Magdeburg na kanë prekur thellë. Lutjet tona janë me viktimat e kësaj tragjedie. Të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë, ndërsa familjarëve të viktimave u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella”, ka shkruar Ajeti.

Gjithashtu, Ajeti ka njoftuar se Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjestarë të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt.

”Pas sulmit të tmerrshëm që ndodhi para pak orësh në tregun e Krishtlindjeve në #Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse gjermane dhe pjestarë të mërgatës tonë në Magdeburg dhe në Sachsen-Anhalt. Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët kanë nevojë për ndihmë, që të kontaktojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin: +49 179 3670536 ”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./21Media

Back to top button