Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada e Kosovës në Shkup reagon për rastin e 25-vjeçares nga Kosova

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë mbrëmje në Tetovë.

Sipas TV21, një vajzë 25-vjeçare nga Kosova ka humbur jetën, e njëjta raportohet se po qëndronte në një ndërtesë në Tetovë për gati 3 vjet, pasi po ndiqte edhe studimet master në këtë qytet.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet maqedonase.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është njoftuar para pak orësh nga Policia Rajonale e Tetovës se sot, rreth orës 18:00, në një lagje të këtij qyteti është gjetur pa shenja jete një shtetase e Republikës së Kosovës. Ambasada ka vendosur menjëherë kontakt me autoritetet relevante policore dhe po e ndjek nga afër zhvillimin e rastit”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button