Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasada e SHBA-së: Bashkëpunimi ynë i thellë me Kosovën kërkon institucione funksionale

Ambasada e ShBA-së në Kosovë tha për RTV21 se për të rinisur planifikimin për një dialog strategjik, duan të shohin hapa konkretë nga qeveria në detyrë për të çuar përpara sic thanë qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik.

Ambasada tha se kjo përfshinë edhe përmbushjen e angazhimeve të saj nga ana e Kosovës në lidhje me serbët e Kosovës. Sipas Ambasadës për një bashkëpunim të thellë ShBA-Kosovë kërkohet që të gjitha institucionet në vend të jenë të konstituuara dhe funksionale plotësisht.

“Ne mezi presim të zhvillojmë një dialog strategjik me Kosovën kur kushtet të jenë të përshtatshme. Ekziston një mundësi e shkëlqyer për të zgjeruar marrëdhëniet tona dypalëshe në fusha të shumta që do të përfitonin në kuadër të një dialogu strategjik, nga energjia dhe siguria kibernetike deri te bashkëpunimi në mbrojtje, zhvillimi i infrastrukturës dhe sektori i teknologjisë. Një bashkëpunim i tillë i thellë kërkon që të gjitha institucionet qeverisëse të jenë të konstituuara dhe funksionale plotësisht. Shtetet e Bashkuara pezulluan për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik SHBA-Kosovë në shtator 2025 për shkak të shqetësimeve mbi veprimet që kishte ndërmarrë qeveria e përkohshme. Për të rinisur planifikimin për një dialog strategjik, ne duam të shohim hapa konkretë nga qeveria e përkohshme për të çuar përpara qëllimin tonë të përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik, duke përfshirë përmbushjen e angazhimeve të saj nga ana e Kosovës në lidhje me serbët e Kosovës”, tha për rtv21 një zëdhënës i Ambasades Amerikane në Prishtinë./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button