Ambasada e SHBA-së në Kosovë shpërndan një video ku vë në pah dezinformatat e Putinit

 
Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku vihen në pah gënjeshtrat e presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin.
Ndër tjerash kjo ambasadë vlerëson se qeveria ruse ka histori të gjatë të dezinformimin me të cilat akuzon shtetet e tjera, ndërkohë që vet i realizon ato shkelje.
“Qeveria ruse ka një histori të gjatë dezinformimi, akuzash dhe operacionesh false për të akuzuar vendet e tjera për vetë shkeljet dhe mizoritë që vetë Rusia po kryen. Shikoni disa shembuj specifikë, duke përfshirë ato në Ukrainë”, thuhet në mbishkrimin e videos.

Back to top button