Ambasada gjermane: KFOR-i mbetet një shtyllë kryesore e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se ambasadori gjerman Rainer Rudolph ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Sipas ambsadaës KFOR mbetet një shtyllë kryesore e sigurisë, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

“Ambasadori Rainer Rudolph vizitoi selinë e KFOR-it, ku u takua me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Gjatë takimit, ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e jashtëzakonshme që KFOR vazhdon të bëjë dhe i falënderoi ata për shërbimin e tyre në promovimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

“Ai gjithashtu u takua me Komandantin e Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, Kolonel Müller. Ambasadori Rudolph u njoh më nga afër me kontributet e rëndësishme të ushtarëve gjermanë që shërbejnë në këtë mision dhe i falënderoi ata për përkushtimin dhe angazhimin e tyre”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button