Ambasada Gjermane: Në Evropë nuk ka vend për retorikë, justifikim apo promovim të spastrimit etnik

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviq, për spastrim etnik në Kosovë.
Në një përgjigje për RTV21, Ambasada tha se i bashkohet qëndrimit të BE-së se në Evropë nuk ka vend për retorikë, justifikim apo promovim të spastrimit etnik.
“Ambasada gjermane i bashkohet BE-së në qëndrimin e saj të qartë dhe të palëkundur se në Evropë nuk ka vend për retorikë, justifikim apo promovim të spastrimit etnik”, tha Ambasada e Gjermanisë për RTV21./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?