Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka njoftuar për këtë vizitë përmes një postimi në Twitter.
“Jam i kënaqur të bashkohem me kolegët nga trupi diplomatik i Kosovës në një vizitë në Manastirin e bukur historik të Deçanit”, ka shkruar ai.
Vizita e ambasadorëve vjen pas deklaratës së tyre të përbashkët bërë para pak ditësh llidhur me pronën e Manastirit të Deçanit. QUINT i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që, “në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të veprojë pa u vonuar për zbatimin e plotë të regjistrimit të ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”. /21Media

Back to top button