Ambasadori amerikan i reagon Lavrovit pasi mohoi masakrën e Reçakut

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, i cili ka mohuar Masakrën e Reçakut duke thënë se është “trillim”.
Hovenier ka thënë se përpjekjet për të rishkruar dhe mohuar diçka si Masakra e Reçakut e cila është mirë e dokumentuar glorifikojnë krimet e luftës dhe çnderojnë kujtimet për të vdekurit dhe hapin plagët e të mbijetuarve.
“Ata që mohojnë mizoritë në Reçak kërkojnë të pengojnë përparimin drejt pajtimit rajonal, konsolidimit demokratik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Hovenier në Twitter.


Sergei Lavrov ka mohuar Masakrën e Reçakut teksa ka folur për masakrën që ushtarët rus kanë kryer në Bucha të Ukrainës kundër civilëve të paarmatosur./21Media

Back to top button