Ambasadori austriak në Kosovë takohet me guvernatorin Ismaili, flasin për Rregulloren e BQK-së

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK)  për Operacione me Para të Gatshme ishe një ndër temat kyçe që u diskutua në takim të Guvernatorit të BQK-së, Ahmet Ismaili me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë Georg Schnetzer.

Siç bëhet e ditur në njoftim për media, Schnetzerit iu sqaruan aspektet kryesore të kësaj rregulloreje, efektet dhe argumentet për pozicionin e saj.

“U sqarua se Rregullorja avancon integritetin e sistemit financiar dhe përafron Republikën e Kosovën me standardet e BE-së, si dhe ajo nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro, nuk kufizon aktivitetin këmbimor që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jo- bankare të licencuara nga BQK.Në këtë aspekt, Ambasadori austriak u njoftua edhe për Planin e BQK-së për zbatimin e kësaj Rregulloreje në praktikë, si dhe veprimet për lehtësimin e efekteve të saj, krahas angazhimit konstruktiv të BQK-së për lehtësimin e transferimit të mjeteve sipas modelit të propozuar dhe gatishmërisë për të diskutuar opsionet e mundshme ligjore.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se në fund të takimit u theksua se BQK në mënyrë aktive po vazhdon me aktivitete të informimit dhe sensibilizimit, përfshirë lëshimin e linjës pa pagesë të dedikuar për qytetarë materiale tjera informuese.

“duke ftuar ata që ende nuk kanë llogari të hapin një të tillë te secila bankë, e cila për grupe të cenueshme nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024 me Rregulloren e BQK-së për Qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike.”, thuhet në komunikatë.

Paraprakisht bëhet e ditur se në takim po ashtu u diskutua edhe për mbështetjen që shteti austriak po i jep Republikës së Kosovës në proceset  integruese, përfshirë këto aspekte lidhur me Sistemin e Kartonit të Gjelbër, Kodin ISO që lidhet me platformat botërore të pagesave dhe procese tjera me rëndësi të veçantë për vendin tonë.

“Guvernatori i BQK-së me këtë rast falënderoi Ambasadorin Schnetzer për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së tij dhe popullit austriak për institucionet dhe popullin e Kosovës.Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për avancimin e kornizës rregullative dhe ligjore, duke përfshirë Ligjin për Bankat, Ligjin për Shërbimin e Pagesave dhe ligje tjera, të cilat kanë si synim përafrimin me direktiva të BE-së. Është biseduar lidhur me veprimet e ndërmarra ndaj parave të falsifikuara, si dhe planet tjera për fuqizimin e integritetit të sistemit financiar, me praktikat më të mira ndërkombëtare.”. thuhet në njoftim./21Media

 

Back to top button