Ambasadori britanik: Shpresoj se Qeveria do të formohet shpejt

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves,është deklaruar pas takimeve të ndara që ka zhvilluar këtë javë me liderët e partive në Kosovë, .
Ai tha se shpreson që qeveria e re do të punojë në interes të popullit të Kosovës dhe do të bëjë përparim në çështjet jetike për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
Postimi i tij i plotë:
Këtë javë kam zhvilluar takime të ndara me liderët e partive politike: kryeministrin Albin Kurti të Vetëvendosjes, Memli Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinaj të AAK-së.
Shpresoj që së shpejti të formohet një qeveri që do të punojë në interes të popullit të Kosovës dhe do të bëjë përparim në çështjet jetike për rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
E ritheksova mbështetjen e Britanisë së Madhe për sigurinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe besimin tonë në institucionet e saj demokratike.