Ambasadori britanik sot dorëzon letrën për Brexit

Barou do të dorëzojë të mërkurën letrën, të cilën e ka nënshkruar kryeministrja britanike Theresa May

Ambasadori britanik në BE, Tim Barou do të dorëzojë të mërkurën letrën, të cilën e ka nënshkruar kryeministrja britanike Theresa May, dërguar kryetarit të Këshillit të Evropës Donald Tusk, në të cilën njoftohet BE me qëllimin e Britanisë për të braktisur bllokun, raporton AFP.

Para se letra të dorëzohet, Barou do të takohet me ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së, ndërsa siç transmeton AP, 10 minuta më herët se sa ishte paraparë, do t’i dorëzojë letrën kryetarit të Këshillit të Evropës.

Nuk është bërë e ditur arsyeja pse ka ardhur deri te ndryshimi i terminit.

Back to top button