Kaloni te përmbajtja kryesore

Ambasadori gjerman: Athua a do të na bashkohet Lista Serbe kundër sulmit vrastar ndaj Policisë së Kosovës?

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i është drejtuar Listës Serbe, duke pritur një rreshtim të tyre kundër sulmit të djeshëm terrorist në Kosovë.

Nga ky sulm terrorist mbeti i vdekur polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërkaq u plagos një dhe u lënduan dy persona.

“Sikurse krejt bota, edhe Kisha Ortodokse Serbe dënon ngjarjet e djeshme: Athua a do ta ndërpresë heshtjen e saj Lista Serbe dhe të na bashkohet në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrastar ndaj Policisë së Kosovës?”, ka shkruar Rohde në “X”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button