Ambasadori gjerman e dënon plagosjen në Zveçan

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është diplomati i radhës, që e ka dënuar incidentin në veri, ku mbeti i plagosur një person i nacionalitetit serb.

Rohde megjithatë, e ka mirëpritur reagimin e Policisë së Kosovës, për të hetuar rastin gjerësisht, anipse përfshirja, fillimisht ishte mohuar nga ta.

”Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh Policinë e Kosovës që ka reaguar për të hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë”, ka thënë ai

Ky qëndrim i Rohde, vie përmes një cicërime në Twitter, teksa pajtohet me reagimin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, që e dënon incidentin.

”Jam plotësisht dakord”, thotë Rohde lidhur me këtë qëndrim të BE-së.

Back to top button