Ambasadori gjerman: Ne presim një valë të re refugjatësh ukrainas së shpejti

Ambasadori gjerman në Britaninë e Madhe, Miguel Berger, tha sot për Sky News se pret një valë të re refugjatësh ukrainas në javët e ardhshme, e cila do të përkojë me temperaturat e ulëta.

“Putin vazhdon të terrorizojë popullatën civile. Ne jemi shumë të shqetësuar për këtë, sepse këto sulme ndaj infrastrukturës energjetike nënkuptojnë se shumë njerëz që po ngrijnë në temperaturat e ftohta mund të detyrohen të largohen nga Ukraina,” tha Berger, duke shtuar se ai pret një valë të re të refugjatëve si rezultat.

Bora ka rënë tashmë në një numër qytetesh të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, këtë vit, dhe banorët po luftojnë me temperaturat e ulëta dhe sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje periodike të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes. Që nga fillimi i luftës, qindra-mijëra refugjatë ukrainas kanë ikur në Gjermani.

Sa i përket diplomacisë, Berger thotë se Gjermania nuk sheh një ndryshim thelbësor në pozicionin e Rusisë, gjë që nuk e bën atë optimist për negociatat mes Moskës dhe Kievit.

“Jo vetëm që nuk shohim një ndryshim thelbësor në pozicionin e Rusisë, por edhe nuk shohin gatishmëri për zgjidhjen e konfliktit diplomatik”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button