Ambasadori gjerman: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje.
Rohde ka thënë se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që zgjedhjet të mbahen tani.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde, teksa ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. /21Media
I agree with my US colleague that the elections should be postponed. It is obvious that the current situation is not conducive to holding them now. https://t.co/hmnsTjOeVt
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 9, 2022