Ambasadori Hargreaves mirëpret njohjen e Kosovës nga Siria

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria si shtet sovran dhe të pavarur.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hargreaves ka thënë se kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik.
“Mirëpres njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga Siria. Kjo shënon një hap të rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe për rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike. Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar krenarisht pranë Kosovës që nga dita e parë, dhe ne vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha vendet të bashkohen me konsensusin në rritje për mbështetjen e pavarësisë, demokracisë dhe të ardhmes shumë-etnike të Kosovës. Njohja ka rëndësi: ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai në Facebook.