Ambasadori Heldt tha se Gjermania do vazhdojë të ecë me Kosovën

Ambasadori gjerman uron Kosovën

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka uruar Kosovën për përvjetorin e 11-të të pavarësisë.

Ai tha Kosova kanë bërë rrugëtim të gjatë, por ende duhet shumë punë.

“Mirëmëngjesi dhe urimë ditëlindjen e 11-të Kosovë. Qiell i kaltërt mbi Prishtinë, vazhdojmë me ceremoni. Vendi dhe populli kanë bërë rrugëtim të gjatë, por ende duhet shumë punë. Gjermania do të vazhdoj të ecë me ju në këtë shteg”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

Heldt në llogarinë e tij e ka publikuar një fotografi nga Ambasada e Gjermanisë në Dragodan.


Sot Republika e Kosovës shënon 11-vjetorin e Pavarësisë. Kosova është shpallur shteti pavarur më 17 shkurt 2008 nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë një seance solemne, ku deklaratën e pavarësisë e lexoi ish-kryeministri, Hashim Thaçi. Deklarata e Pavarësisë është miratuar nga 109 deputetë të Kuvendit të Republikës, ku kanë munguar vetëm deputetët e komunitet serb./21Media

 

 

Back to top button