Ambasadori Hoxha: Nuk e duam Kosovën në Këshill të Sigurimit por në OKB

Ambasadori i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Ferit Hoxha në emsionin “Click” në RTV21 foli rreth seancës së djeshme të Këshillit.

Ai tha se çdo mbledhje që kishte të bënte me Ukrainën Shqipëria e ka përdorur për të theksuar lidhjen që ka konflikti në Ukrainë me situatën në Kosovë

“Sepse Serbia në pothuajse në shumicën e takimeve të organizuara me Ukrainën e ka përdorur si preteskt që ajo që ka ndodhur në Kosovë ka qenë bazë për të drejtën e Rusisë për të ndërhyrë në shtetin fqinj. Ne kemi qenë shumë të qartë shumë të prerë, shumë të argumentuar se është apsolutisht e pamundur, e pa drejtë dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj qasje krahasimore për më pas si shembull të asaj që Rrusia ësht duke bërë në një shtet fqinj përmes një agresioni të dënueshëm dhe asaj që ka noddhur në Kosovë një shtet dhe që është në zhvilim e sipër”, tha ai.

Ai foli për deklaratën e tij pse e duan më pak Kosovë në Këshill të Sigurimit e më shumë në OKB.

“Nuk e duam Kosovën në Këshill të Sigurimit sepse Kosova nuk është çështje e paqes dhe e sigurisë, që rrezikon paqen dhe sigurinë në Kosovë apo në rajon. Kosova është çështje e shtetndërtimit e ndërtimit të demokracisë, e ndërtimit të insitucioneve e forcimit të kapaciteteve si në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor e më gjërë dhe nuk mendojmë se Këshilli i Siurimit apo Kombet e Bashkuara kanë ndonjë mundësi në zgjidhjene problemit dhe çështjes së Kosovës është një tjetër qasje që ajo e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian e cila do të çojë në zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovçs dhe detyrimisht në njohjen e Kosovës dhe bërjen e saj një subjekt i plotë dhe i barabartë me të gjitha vendet”, tha Hoxha.

Ai më tej sqaroi se kjo ishte arsyeja pse Shqipëria insistonte se mbledhjet për Kosovën janë të pafrytshme në Këshillin e Sigurimit.

“Ne do të donim të ishte një ose asnjë mbledhje në vit për Kosovën, sepse impakti i Këshillit të Sigurimit në Kosovë është i barabartë me zero”, shtoi ambasadori Hoxha./21Media

Back to top button