Ambasadori i Italisë në Kosovë takon kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu ka takuar kryetarët e komunave të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Përmes, një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, u bë e ditur se në takim është diskutuar për çështje të ndryshme, duke përfshirë arsimin, shëndetësinë dhe shqetësimit e sigurisë.

“Përveç adresimit të këtyre fushave kryesore të politikave publike, Ambasadori De Riu dhe Kryetarët e Bashkive vendore eksploruan gjithashtu rrugët potenciale për të rritur bashkëpunimin ndër-kulturor dhe bashkëpunimin midis komuniteteve të tyre. Takimet ofruan një mundësi për të identifikuar nisma të dobishme reciprokisht dhe për të zhvilluar strategji për të forcuar lidhjet ndërkulturore dhe mirëkuptimin midis të gjitha komuniteteve të banorëve”, ka shkruara ambasada nê “Facebook”.

Po, ashtu u diskutua edhe për rritjen e bashkëpunimit ndër-kulturor.

Back to top button