Ambasadori i OSBE-së-Tërnaves: Shpresoj që ndërtimi i xhamisë të kryhet shumë shpejt

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport vizitoi Bashkësinë Islame, myftiun Tërnava për festën e Bajramit.
“Do të ishte mirë ta shoh ndërtimin e xhamisë dhe shpresoj të kryhet shumë shpejt. Ma merr mendja që zotëri Përparim Rama do të vijë për vizitë sot. Shpresoj që së shpejti të iu takoj përsëri. Iu falenderoj për promovimin e tolerancës në gjithë Kosovën”, ka thënë Davenport.
Në fjalën e tij, Tërnava tha se brenda 400 ditësh shpreson që të përfundojë ndërtimi i xhamisë së madhe që parashihet të ndërtohet ngjitur me objektin kryesor të Telekomit në kryeqytet.
Kështu ka thënë pasi ambasadori i OSBE-së në Kosovë e ka pyetur se si po qëndrojnë me ndërtimin e xhamisë së madhe.
Ndryshe, besimtarët myslimanë sot kremtojnë Kurban Bajramin. Kjo festë, e cila simbolizon sakrificën e besimtarëve ndaj Zotit dhe humanitetin ndërmjet njerëzve, nisi me faljen e namazit të sabahut dhe më edhe atë të Bajramit në të gjitha xhamitë e Kosovës./21Media

Back to top button